INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat ndaj Shullazit, PD: SHBA të monitorojë proçesin e hetimeve

Akuzat ndaj Shullazit, PD: SHBA të monitorojë proçesin e hetimeve

Publikuar më: 13:52 18-04-2016

Opozita e sheh të lidhur ngushtë qeverinë me aktivitetin kriminal të 38 vjeçarit Emiljano Shullazi. Sipas demoratëve në këto tre vite qeveria e ka “mbështetur” në çdo aferë Shullazin. Selia blu shton dhe një tjetër dejatj, kur thotë se efektivët e forcave speciale shërbenin për sigurinë e Emiljano SHullazit. Në këto kushte Partia Demokratike e ka të qartë vështirësinë e punës së organit të akuzës.

“Vështirësia më e madhe e Prokurorisë në hetimin e Shullazit ka qenë dhe është edhe sot qeveria, Edi Rama e Saimir Tahiri. Ata i kishin dhënë Shullazit statusin e të paprekshmit”.

Ndërsa inkurajojnë Prokurorinë për një hetimin e plotë të aktivitetit kriminal të Shullazit, PD i kërkon organit të akuzës të mos ndikohet nga presionet e Edi Ramës e Saimir Tahirit. Por ajo që është më e rëndësishme për demokratët, është monitorimi i gjithë procesit të hetimit nga SHBA.

“Partia Demokratike i kërkon partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ta monitorojnë këtë proces, të japin kontributin e tyre për të ndalur ndërhyrjet e qeverisë e për të siguruar drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262