INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për korrupsion, Universiteti i Elbasanit merr masa për Dekanin dhe dy pedagogët

Akuzat për korrupsion, Universiteti i Elbasanit merr masa për Dekanin dhe dy pedagogët

Publikuar më: 09:22 09-05-2018

Pas arrestimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane, shefes së departamentit të gazetarisë dhe 1 pedagogeje, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra.

Pas një mbledhjeje në universitet rektori ka dalë me nje deklaratë për pedagogët e arrestuar dhe të vënë nën akuzë raporton Panorama.com

Sipas deklaratës ata janë të pezullur, nderkohë që universiteti është i hapur për hetimet.

Deklarata E Universitetit:

Marrë shkas nga Njoftimi për shtyp i Drejtorisë Vendore të Policisë Shtetit Elbasan, datë 09.05.2018, jemi vënë në dijeni për arrestimin e tre punonjësve të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”:

1. Albert Riska, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane;

2. Elvira Lumi, me detyrë drejtuese e njësisë bazë Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, Fakulteti i Shkencave Humane;

3. Erjola Çalja, personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin Marketing Inxhinieri, Fakulteti Ekonomik.

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të mësipërm.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes. Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

Kush u arrestuan:

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0015220642089844