INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për përdhunim, Irina Shayk zbulon arsyen e ndarjes nga Ronaldo

Akuzat për përdhunim, Irina Shayk zbulon arsyen e ndarjes nga Ronaldo

Publikuar më: 17:21 07-10-2018

Akuzat e fundit për përdhunim të ngritura ndaj Kristiano Ronaldos kanë zbehur së tepërmi shkëlqimin e yllit portugez. Megjithatë ato duket se më së shumti janë përpjekje për të dëmtuar imazhin e lojtarit se sa të bazuara në fakte reale.

Gjithsesi kaq ka mjaftuar që të dalë sërish në skenë edhe is-e dashura e sulmuesit të Juventus, modelja ruse Irina Shayk. Së fundmi në një intervistë ajo ka zbuluar më në fund arsyen e vërtetë të ndarjes nga Ronaldo, duke deklaruar se ai e tradhëtonte me femra të tjera.

“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se ai më tradhtonte me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, ‘gentleman’ që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma”, ishin fjalët e Shayk

Article Logic
Execution time: 0.0029511451721191