Çfarë po ndodh me Ronaldon? Edhe 3 gra të tjera e akuzojnë për përdhunim. Kathryn Mayorga është amerikanja që ka akuzuar, Crisitnao Ronaldo për përdhunim në vitin 2009. Cristiano Ronaldo nga ana e tij, thotë se gjithçka bëhet për të fituar lavdi në kurriz të tij, por në fakt tashmë akuzat ndaj tij po shtohen dhe çështja është bërë shumë serioze.
Pas publikimit të pamjeve nga clubi i natës ku Kathryn dhe Ronaldo shfaqeshin duke kërcyer e duke u përqafuar me njëri-tjetrin, së fundmi është publikuar dokumenti që mund të fundosë Ronaldon.
Revista gjermane "Der Spiegel" ka ndarë me të gjithë dokumentin me të cilin Ronaldo ka blerë heshtjen e Kathryn. Ai ka paguar plot 325.000 euro për heshtjen e saj dhe në marrëveshje përfshihej edhe analiza e kontrollit për Sidë, në mënyrë që e dhunuara të mos rrezikonte infektim.
Në pyetësorin e marrëveshjes Ronaldo ka rrëfyer me detaje ngjarjen, duke pranuar se 34-vjeçarja i kishte thënë disa herë "jo" dhe "ndal".