Një lajm tronditës ka qarkulluar javën e fundit në lidhje me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo. Ka qenë revista gjermane “Der Spiegel”, ajo e cila ka shpërndarë një artikull ku portugezi akuzohet për përdhunimin e Katrin Majorga në vitin 2009 në Las Vegas.
Ndërsa për këto akuza ka reaguar menjëherë edhe lojtari luzitan i cili i quan të papranueshme dhe jo të vërteta. Kështu avokatët e tij janë përgatitur tashmë që të hedhin në gjyq revistën gjermane për këto akuza “ilegale” siç i quajnë ata. Ronaldo më parë tha:
“Lajme të pavërteta. Duan të marrin vëmendje nëpërmjet emri tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke përmendur emrin tim. Por kjo është një pjesë e punë. Unë jam një njeri i lumtur dhe çdo gjë është mirë”.