INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për plagjiaturë, reagon ministrja Ogerta Manastirliu: E them me përgjegjësi...

Akuzat për plagjiaturë, reagon ministrja Ogerta Manastirliu: E them me përgjegjësi...

Publikuar më: 17:00 03-12-2018

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë pas akuzave për plagjiaturë të doktoraturës.

Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis".

Sipas denoncimit në kapitujt hyrës të doktoraturës, Manastirliu ka kopjuar thuajse çdo gërmë nga puna shkencore e një diplomanti për Master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut.

Por në një reagim të shpërndarë për mediat, Manastirliu mohon akuzat duke i konsideruar ato shpifje dhe sqaron se doktoratura e saj është realizuar në bazë të rregullores së Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“E them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale. Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend. Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t'i zërë vendin të vërtetave. Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet” thuhet në deklaratën e ministres së Shëndetësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004