Dikush ka vendosur "të hedhë flakë" në parajsën e Bruno Mars.
Këngëtari i cili përgjatë vitit të kaluar përjetoi suksesin e tij më të madh me hitin "Uptown Funk", është akuzuar së fundmi nga The Sequence, një grup rap vajzash të viteve 70', se ka marrë inspirim nga kënga e tyre "Funk You Up". Përfaqësuesja e grupit, Kali Bowyer, pretendon se vija melodike e të dyja këngëve është pothuajse e njëjtë. Koinçidencë e madhe që një akuzë e tillë vjen pikërisht vetëm pak ditë pasi Bruno Mars dhe producenti britanik Mark Ronson u vlerësuan me çmimin Grammy "Record of the Year". Vajzat e grupit The Sequence ende nuk e kanë zyrtarizuar padinë e tyre, por dyshimet kanë nisur!