Vinçenso Iakuinta është në telashe serioze.
38 vjeçari me një karrierë të admirueshme në nivel klubesh, ishte pjesë e ekipit që ngriti në qiell kupën e botës me Italinë në Berlin, në 2006.
Ai akuzohet si pjestar i organizatës së njohur mafioze “Ndrangeta” për pastrim parash.
Shuma e parashikuar shkon deri në 3% të prodhimit të brendshëm bruto të Italisë.
Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Iakuintën. Babai i tij rrezikon edhe më shumë, deri në 19 vite burg janë kërkuar për të. Në total janë 151 të akuzuar.