INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet për terrorizëm, arrestohet në SHBA 22-vjeçari shqiptar [VIDEO]

Akuzohet për terrorizëm, arrestohet në SHBA 22-vjeçari shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 19:01 24-05-2016

Pas ishte nën hetim prej 18 muaj, agjentët e FBI-së kanë arrestuar ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 22 vjeçarin shqiptar, Sajmir Alimehmeti. Ai akuzohej se është përpjekur të mbështesë ISIS-in dhe terrorizmin.

Gjatë hetimeve, një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku 22-vjeçari kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve. Në banesën e tij i janë gjetur edhe disa flamuj të ISIS.

Alimehmeti ka qenë në vemendje të autoriteteve që nga viti 2014, kur i është mohuar dy herë hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. 

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167