Pezullohet nga detyra mësuesi 58-vjeçar Neshat Tepelena i cili akuzohet se ka abuzuar me nxënësit e shkollës ku jepte mësim.
Drejtoria Arsimore në Delvinë bëri me dije se 58-vjeçari do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundim të hetimit.
Kanë qënë familjarët e një vajze të mitur ata që kanë bërë denoncimin dhe kanë folur për mediat. Ata janë shprehur se mësuesi kishte ngacmuar vajzën e tyre 11-vjeçare.
Nënë e vajzës rrëfeu se mësuesi e kishte puthur vajzën ndërsa kjo e fundit e traumatizuar i kishte treguar ngjarjen.
Nxënësja e klasës së pestë është shprehur se mësuesi i bënte shenja ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur por ajo kishte ikur me vrap.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy muaj më parë por familja nuk ka treguar për shkak të opinionit publik.
Mësuesi Tepelena është i martuar dhe me fëmijë është paraqitur në Komisariatin e Delvinës dhe ka dhënë dëshminë e tij.