Reperja Rina ka postuar në instagram fustanin e maturës një fustan ngjyrë bezhë me një të çarë të theksuar dhe me dekoldenë e hapur. Të njëjtin fustan me të njëjtën ngjyrë e ka veshur edhe Bella Hadid në një eveniment.
Rina thotë se atëherë instagrami e fshiu foton e saj menjëherë pasi ajo tha se Bella Hadid i kishte vjedhur fustanin dhe këtë e ka sqaruar këngëtarja me një foto nga koha e maturës, ndërsa në fund shkruan me humor se nuk ka problem dhe se nuk ka në plan ta padisë Belën.
Krahas fotos së saj, ajo ka postuar edhe një foto të modeles së famshme dhe në fakt fustani nuk ka asnjë ndryshim si në model edhe në ngjyrë dhe që të dyjave ju rri shumë bukur.