INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzoi ministren Kumbaro, shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar

Akuzoi ministren Kumbaro, shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar

Publikuar më: 18:39 07-02-2017

 Melsi Labi është shkarkuar nga detyra si drejtor i Muzeut Kombëtar. Shkarkimi i Labit vjen pas akuzave që ai bëri ndaj Ministres Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar, por muzetë privatë. Labi u emërua në nëntor të 2013-ës dhe është shkarkuar sot nga detyra për shkak se sipas ministrisë, akuzat e tij nuk qëndrojnë.

Gjatë një interviste për “Dritare.net”, Melsi Labi tha se buxheti që pritet t’i akordohet Muzeut për vitin 2017 është disa herë më i ulët sesa realisht i nevojitet.

“Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve  si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesvë”, ka thënë Labi.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926