INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzon Basha: Tahiri dhe Shullazi janë marrë vesh për të kërkuar dëshminë e Berishës

Akuzon Basha: Tahiri dhe Shullazi janë marrë vesh për të kërkuar dëshminë e Berishës

Publikuar më: 12:42 10-10-2017

Lulzim Basha ka reaguar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Tahirit dhe Shullazit për të thërritur Berishën dëshmitar në procesin ku po gjykohet kërcënimi i Mynyr Konit.
Basha thotë se Tahiri dhe Shullazi ishin të koordinuar me urdhër të Ramës për të kërkuar dëshminë e Berishës, me qëllim që të largojë vëmendjen nga krimet në vend.
“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plotë me njëri tjetrin kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi, por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku.Ti kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si ti kërkosh të luftoje vetveten” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547