INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Al Jazzera: Luiza Gega nuk ndalet edhe pse stërvitet në baltë dhe në bar [VIDEO]

Al Jazzera: Luiza Gega nuk ndalet edhe pse stërvitet në baltë dhe në bar [VIDEO]

Publikuar më: 19:17 13-07-2016

Atletja shqiptare, Luiza Gega mori vendin e dytë në Europë në disiplinën 3000 metra me pengesa  vetëm tre ditë më parë. Ajo u shpall nënkampione ne Kampionatin Europian të zhvilluar në Amstërdam të Hollandës.

Një nga mediat më të mëdha dhe prestigjoze të infromacionit siç është edhe Al Jazzera ka vendosur në fokus Luizën duke i kushtuar asaj një kronikë.

Pas trimfit të Gegës në Europë pritet një tjetër sfidë për të, Lojart Olimpike që do të zhvillohen në Rio. Kjo ka qënë çështja në të cilën është bazuar Al Jazzera për të parë se ku po stërvitet atletja shqiptare.

“Kjo vrapuese po stërvitet për Lojërat Olimpike. Por nuk ka pistë të vrapojë. Ekzistojnë vetëm 3 pista atletësh në të gjithë vendin. Dhe kjo (për Qemal Stafën) është prishur. Prandaj Luizës i duhet të vrapojë në baltë dhe bar. Shqipëria ka marrë pjesë vetëm në 6 lojëra olimpike dhe nuk ka fituar kurrë një medalje olimpike. Gega shpreson të dalë e para. Deri se para se të shkojë në Rio në muajin gusht, ajo duhet të përdorë parkun e liqenit si fushë stërvitjeje” shkruan Al Jazzera.

Luiza Gega i ka pohuar hapur medias së huaj pamundësinë për t’u stërvitur.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889