Pronari I e PSG-së, Al-Khelaifi ka një admirim të madh për teknikun Italian. Massimiliano Allegri është në krye të listës për të marrë drejtimin e skuadrës. “ESPN” raporton se bossi i PSG është magjepsur nga rezultatet që ka arritur trajneri italian në Europë, ku ka udhëhequr Juventus-in në dy finale të Champions League në tre sezone dhe është akoma në garë në sezonin aktual.
Argjentinasi Pochettino është një alternativë tjetër për të marrë postin e trajnerit. Ai pëlqehet shumë nga drejtori aktual sportiv i francezëve. Një tjetër emër që pëlqehet është ai i Antonio Conte, por duket se trajneri i Chelsea mund të kthehet në drejtimin e Italisë.
Disa kohë më parë Al-Khelaifi ka thënë se Unai Emery do të largohet në qershor, sapo të jetë siguruar kampionati.