INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm, 1 në 3 fëmijë rrezikon të mos arsimohet

Alarm, 1 në 3 fëmijë rrezikon të mos arsimohet

Publikuar më: 15:20 09-06-2017

Në Shqipëri ka mbi 300.000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar në vend, por mbi 100 mijë prej tyre për shkak të varfërisë ekstreme rrezikojnë të ngelen jashtë dyerve të shkollës dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen e tyre.  Të dhënat janë bërë publike nga Koalicioni për Arsimin dhe ka lëshuar dhe një apel për partitë politike, duke kërkuar që ajo që do vijë në pushtet të rritë buxhetin për arsimin enga 3.3% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto të shkojë të paktën 6%.

E kjo vlerë do garantojë:
- Arsim publik cilësor, gjithëpërfshirës dhe pa pagesë për çdo fëmijë kudo në Shqipëri
- Çdo fëmije të varfër i garantohet e drejta për t’u arsimuar njësoj si bashkëmoshatarët, duke ulur nivelin e analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës
- Rrit investimet në infrastrukturën shkollore, duke mos patur më klasa të mbipopulluara, zhvillim mësimi me turne, si dhe rrit investimin në laboratorë, klasa, palestra dhe biblioteka cilësore
- Rritjen e cilësisë në mësimdhënie, këshillim efektiv të karrierës për adoleshentët si dhe mbështetje psiko-sociale për fëmijët anë e mbanë vendit

Ndërsa vlera aktuale prej 3.3% e PBB për arsimin shihet si nën standardin ndërkombëtar dhe rajonal. Në vende me të ardhura të ulëta si Shqipëria, investimi me 1 dollar me shumë do të gjeneronte të ardhur prej me tepër se 5 dollarë në të ardhurat vjetore të një vendi për person. Nëse çdo fëmijë deri në 2030 do të përfundonte arsimin e mesëm të lartë, kontributi i tij/saj do të gjeneronte të ardhura për frymë me një rritje në masën 75%.

Koalicioni për Arsimin rendit dhe disa të dhëna nga raporti për gjëndjen e familjeve:
 
- 40% e popullsisë jeton në kushte varfërie
- 28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmë ekonomike
- 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punë familjare për të siguruar mbijetesën e tyre
- 20.14% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi në sigurimin e nevojave bazë të jetesës
- 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit në 5 ditë të javës
- 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998