INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm! Çokollata “Kinder” kancerogjene

Alarm! Çokollata “Kinder” kancerogjene

Publikuar më: 15:40 05-07-2016

Çokollatat janë të preferuarat e fëmijëve, dhe shpesh kjo ka qënë një betejë e humbur për prindërit që ata t’i ndalojnë vogëlushët e tyre që ti konsumojnë. Por tashmë një tjetër alarm për prindërit.
Prindër kujdes, mos i lejoni fëmijët të konsumojnë çokollata “Kinder”. Është Autoriteti i Sigurisë Ushqimore Europiane, i cili bën me dije së në to janë gjetur elementë kancerogjenë.
Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershme të qeverive europiane, të cilat kanë kërkuar analizimin e përmbajtjes së tyre. Është autoriteti gjerman që ka bërë i parë analizën e përmbajtjes së tyre. Në fund rezultati ka qënë shokues, në çokollatat “Kinder” janë gjetur elementë të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve.
Specialistët kanë gjetur hidrokarbure të naftës aromatike (MOAHs), të cilat janë të krijuara kur nafta është rafinuar. Ky element është kancerogjen, përshkruajnë shkencëtarët. U testuan 20 produkte të ndryshme, duke gjetur 3 elementët më të rrezikshëm me efekte anësore.
Pas këtij zbulimi iu kërkua ''Ferrero Kinder Riegel'', ''Lindt Fioretto Nougat Minis'' dhe një kompanie tjetër gjermane të hiqnin nga tregu produktet, por ato refuzuan, raporton ‘’The Independent’’
Specialistët sugjerojnë të mos konsumohen këto çokollata, ndërkohë që kompanitë thonë se gjithçka është në rregull dhe se çdo prodhim është i shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871