INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm - I ftohti merr jetën e një foshnje!

Alarm - I ftohti merr jetën e një foshnje!

Publikuar më: 10:43 28-12-2015
Temperaturat e ulta dhe kushtet e këqia të jetësës nuk kanë kursyer jetën e një foshnje tre muajshe në barakat e romëve në zonën e Shkozës. Policia ka qaruar se foshnja me inicialet M.M ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit dhe trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, Nënë Tereza për t’iu bërë autopsia. 
Banorët, që jetojnë në këto baraka kanë raportura se gjatë këtij viti kanë ndërruar jetë 5 foshnja nga komunitet rom për shkak të të ftohtit dhe skamjes së famijleve të tyre. Sot ata kanë lëshuar dhe një kërkesë për Bashkinë për të mundësuar varrimin e bebes, pasi familja nuk ka para për të kryer ceremoninë mortore.
Pak ditë më parë është shënuar dhe një tjetër humbje jete e një foshnje për shkak të të ftohtit, pasi së bashku me nënë e tij jetonte nën rrugë të madhe nën urën e Dajlanit.
 
Ndërkohë për këtë ngjarje ka reaguar dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani i cili e ka konsideruar vdekjen e fosnjës si të turpshme  për shtetin. Ai thotë se është absurde që ende vdesin foshnja nga i ftohti, pasi askush nuk kujdeset për ta, askush nuk u garanton një strehë qoftë edhe provizore sa për të kaluar dimrin!
“Avokati i Popullit kërkon me forcë dhe  në mënyrë urgjente marrjen e masave nga pushteti vendor për gjetjen e vendstrehimeve të përkohshme për popullsinë e pastrehë dhe sidomos për familjet rome të cilat jetojnë në kushte të një varfërie ekstreme.” - thuhet në njoftimin për shtyp.   
Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604