INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm i UNICEF për përhapjen e HIV-it tek adoleshentët

Alarm i UNICEF për përhapjen e HIV-it tek adoleshentët

Publikuar më: 14:57 01-12-2016

Unicef raporton se deri në vitin 2030 priten që të shtohen 60% e raste të reja me HIV nga kategoria e adoleshentëve.
Ky alarm përforëcohet dhe nga disa të dhëna të tjerë, sipas raportit çdo dy minuta një adoleshent, me më shumë gjasa një vajzë, infektohet me HIV. Në raportin e publikuar në Ditën ndërkombëtare kund HIV-AIDS, thuhet se nëse nuk do të bëhet asnjë përparim i mëtejshëm për sa i përket kësaj çështjeje, rastet e reja të infektimit me HIV do të rriten me 400 mijë në vit, në krahasim me 250 mijë që u infektuan vitin e kaluar në mbarë botën.
Aids mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes në mesin e adoleshentëve dhe në vitin 2015 ka shkaktuar 41 mijë viktima tek grupmoshat nga 10-19 vjeç.

Bota ka kryer progres të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund AIDS-it, por beteja është larg përfundimit, veçanërisht në lidhje me fëmijët dhe të rinjtë,” tha menaxheri i përgjithshëm i UNICEF-it Anthony Lake.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102