INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm! Implantet e gjirit janë të lidhura me kancerin [FOTO VIDEO]

Alarm! Implantet e gjirit janë të lidhura me kancerin [FOTO VIDEO]

Publikuar më: 13:34 07-07-2016

Implantet e gjirit ishin edhe njëherë në qendër të vëmëndjes , pasi vëzhguesit e shëndetësisë thanë se ka pasur një " lidhje të qartë "  mes  tyre dhe kancerit.

Mbikqyrësit e firmave franceze të implanteve të gjirit, iu japin prodhuesve një vit kohë për të vepruar ose do të përballen me masa ndaluese.

Paralajmërimi është lëshuar nga agjencia franceze e rregullimit të ilaçeve e cila iu ka dhënë prodhuesve afat kohor  12 muaj për të provuar produktet e tyre nëse janë të sigurta apo jo. Në të kundërt, do të përballen me masa ndaluese. Gjithashtu kirurgët plastikë britanikë iu bëjnë thirrje femrave që të jenë shumë vigjilente për të vënë re shenjat e sëmundjes. Autoriteti  Rregullativ i produkteve të Kujdesit Shëndetësor për produktet Medicinale UK bën të ditur se një numër  shumë i vogël i rasteve të ALCL janë raportuar tek  gratë e Mbretërisë së Bashkuar . Ato dëshirojnë që të vazhdojnë të monitorojnë me kujdes  shëndetin e tyre. Kirurgët britanikë thanë se gratë të cilat kishin vendosur implante duhet të shohin me vëmëndje shenjat e sëmundjes gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta edhe për zemrën.

Kjo me siguri do të alarmojë më shumë se 29.000 gra në Britaninë e Madhe të cilat kanë bërë implante gjrii çdo vit. Gjithashtu ngrihet shqetësimi në lidhje me rregullimin e multi-miliarda paundëve në këtë industri të kirurgjisë kozmetike, e cila ende nuk është rimëkëmbur pas një skandali ku u gjet një implant i bërë nga firma franceze PIP e cila ishte mbushur me silikon industrial i destinuar për përdorim në dyshekë. Frika e fundit vjen nga implantet të cilat krijojnë kancer të gjakut. Kjo ndodh kur qelizat e bardha  të gjakut të sëmura, shumëfishohen me shpejtësi dhe krijohen në qafë, sqetull ose ije. Kanceri rritet shpejt,  por fatmirësisht mund të trajtohet me kimioterapi. Ekziston frika se ai mund të jetë shkaktuar nga mjete që ngjiten në këto implante. Kjo do të thotë se gratë që kanë bërë kirurgji të zmadhimit të gjirit , janë në rrezik më të lartë se femrat e tjera.

Tek këto gra, simptoma kryesore e kësaj sëmundje është enjtja pa dhimbje e gjirit. Ka patur rreth 250 raste të femrave me implante në mbarë botën duke përfshirë tetë të vdekura vetëm në Francë. Në një deklaratë të kohëve të fundit, homologu amerikan tha: " Ne jemi duke analizuar gjetjet franceze, por është e rëndësishme të thuhet se ne nuk e shohim të njëjtën prirje në Mbretërinë e Bashkuar. Limfoma Anaplastike është një tumor i rrallë në gji . Kërkesa për implantet e gjirit është ndër faktorët që çojnë në një bum në tregun e kirurgjisë plastike  në Britaninë e  Madhe. Sipas BAAPS, vlera e industrisë u rrit nga £ 720million në vitin 2005 për £ 2.3billion deri në vitin 2010. Numri i implantet e gjirit ishte 17,000 në vitin 2006, krahasuar me  29,000 të këtij viti. Megjithatë, agjencia britanike ka theksuar se lidhja me kancerin nuk është konfirmuar.

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816