Kjo nuk është shaka...Justin Bieber ka dalë komplet nudo!
Këngëtari sexy pozoi për kopertinen e numrit të 100të të revistës Clash, me asgjë tjetër përveçse një kapelë mbi kokë. Artisti 21-vjeçar nuk ka pse t'i vijë aspak keq kur bëhet fjala për të ekspozuar hiret e tij, në fund të fundit ka një trup shume muskuloz. Në numrin e ri të revistës, ai flet për jetën e tij, gabimet që ka bërë në të shkuarën dhe shoqëritë e reja. Kjo nuk është hera e parë që Bieber është parë komplet nudo (edhe pse do t'i sugjeronim fotografit të revistës Clash të ndiqte shëmbullin e paparacëve), kujtojmë rastin kur ai u kap mat gjate pushimeve të tij në Bora Bora. E megjithatë Justin nuk e kishte aspak problem.