INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund të vdesim URIE/ Me rritjen e numrit të popullsisë, do vuajmë nga mungesa e ushqimeve! Do zëvendësohen me…

Mund të vdesim URIE/ Me rritjen e numrit të popullsisë, do vuajmë nga mungesa e ushqimeve! Do zëvendësohen me…

Publikuar më: 10:16 11-06-2019

Popullsia globale po vjen në rritje të vazhdueshme dhe është përllogaritur se në 2050 do të arrijë 9 miliardë. Për pasojë do përballemi me urinë, pasi do rritet kërkesa për ushqime dhe mish.

Po duke qënë se studiuesit japonezë janë gjithnjë pararojë ata kërkojnë mënyra të reja alternative siç mund të jetë mishi artificial.
Profesori në Universitetin e Tokios, Shoji Takeuchi ka sqaruar se në vitin 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9 miliardë dhe do të jetë e vështirë që mishi i kafshëve të plotësojë nevojat e njerëzve.
Kërkuesit po përdorin qelizat muskulare të kafshëve për krijimin e atij që është quajtur bifteku artificial. Procesi i kultivimit zgjat rreth një javë, ndërsa sa i përket shijes, studiuesit thonë se do të implementojnë yndyrë, gjak e madje edhe kocka në mishin artificial për ta bërë atë sa më pranë shijes së mishit të vërtetë.
Nëse kërkuesit japonezë ia dalin të krijojnë mishin artificial me bazë qelizat e kafshëve, ndikimi pozitiv do të ishte i madh edhe në mjedis.
Për të krijuar këtë lloj mishi nuk është e nevojshme vrasja e kafshëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607