INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm mjedisor: Mbyllet kompania që hodhi naftë në plazhin e Zvërnecit

Alarm mjedisor: Mbyllet kompania që hodhi naftë në plazhin e Zvërnecit

Publikuar më: 12:30 24-05-2016

Një ditë pas katastrofës mjedisore në plazhin e Zvërnecit erdhi dhe reagimi zyrtar i qeverisë, nëpërmjet Ministri i Mjedisit Lefter Koka. Në një njoftim për mediat, Koka ka deklaruar se pas identifikimit të ndotjes nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve është vendosur masa për pezullim të plotë të aktivitetit të portit privat kompanisë Petrolifera.
“Ministria e Mjedisit dhe institucionet në vartësi të saj, si ISHMP dhe AKM, kanë qenë dje në vendin e ndotur në zonën e Zvërnecit, që në momentin e identifikimit të ndotjes. Ndërkohë vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit në vendngjarje dhe përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon, deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0044181346893311