INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm! Në 5 dekada janë zhdukur 60% e kafshëve

Alarm! Në 5 dekada janë zhdukur 60% e kafshëve

Publikuar më: 10:45 30-10-2018

Në 50 vitet e fundit janë zhdukur 60% të gjitarëve, zogjve, peshqve dhe zvarranikëve. Ky alarm është bërë me dije nga ekspertët kryesorë në botë që thonë se asgjësimi i kafshëve të egra tani është një emergjencë që kërcënon qytetërimin.

Vlerësimi i ri i zhdukjes së kafshëve të egra është pjesë e një studim të madh të kryer nga WWF dhe janë përfshin 59 shkencëtarë nga e gjithë bota. Studimi tregon se konsumi i madh dhe në rritje i ushqimit dhe burimeve nga njerëzit po shkatërron sistemin e jetës, që është ndërtuar për miliarda vite.
“Nëse ka një rënie prej 60% të popullsisë njerëzore, kjo do të ishte ekuivalente me zbrazjen e Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut, Afrikës, Evropës, Kinës dhe Oqeanisë. Kjo është shkalla e asaj që kemi bërë. Kjo është shumë më tepër sesa thjesht humbja e mrekullive të natyrës. Zhdukja e kafshëve po rrezikon të ardhmen e njerëzve”, Mike Barrett, drejtor ekzekutiv i shkencës dhe konservimit në WWF.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209