INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm në burgun e Fushë-Krujës, i dënuari kërcënon për sulme terroriste

Alarm në burgun e Fushë-Krujës, i dënuari kërcënon për sulme terroriste

Publikuar më: 16:26 26-11-2016

Një i dënuar për vrasje në burgun e Fushë Krujës ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do të kryejë sulme terroriste. Policia ka referuar në Prokurori se Naim Behari është personi që hapi panik në burg. 

Njoftimi nga Drejtoria e Antiterrorit:

 Si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, parashikuar nga neni 232/b i Kodit Penal. Ky shtetas është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508