INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ALARM në Facebook! Hacker-at morën informacione nga 29 milionë llogari, ja çfarë duhet të bëni nëse jeni sulmuar…

ALARM në Facebook! Hacker-at morën informacione nga 29 milionë llogari, ja çfarë duhet të bëni nëse jeni sulmuar…

Publikuar më: 10:56 14-10-2018

Facebook ka deklaruar së fundmi se hacker-at arritën të merrnin informacione personale nga 29 milionë përdorues të rrjetit social, në sulmin që ndodhi dy javë më parë.

Emrat, adresat e email-it dhe numrat e telefonit janë vjedhur nga 29 milionë llogari në të gjithë botën.

Nga këta, rreth 14 milionë njerëzve iu morën dhe informacione si: vendi ku jetojnë, 10 vendet e fundit ku kanë bërë “check in” dhe 15 gjërat e fundit që kanë kërkuar në Facebook.

Ky në fakt është një sulm i rëndë, pasi këto informacione konsiderohen si shumë private nga kompania dhe marrja e tyre mund të sjellë pasoja. Lajmi i mirë është që mendohej se 50 milionë llogarive i ishte vjedhur informacion, por rezulton që janë më pak.Gjithashtu, 1 milion të sulmuarve nuk u arrit t’u merrej asgjë.

Facebook planifikon t’i dërgojë një mesazh secilit prej atyre që i është vjedhur informacion, në mënyrë që të tregohen të kujdesshëm, ndërkohë që rrjeti social bën me dije se aplikacionet me të cilat është i lidhur, pra Instagrami dhe Whatsapp-i nuk janë prekur.

Zyrtarë të kompanisë online janë shprehur se këtë çeshtje e kanë marrë shumë seriozisht dhe janë duke punuar jo vetëm që mos të ndodhë më, por detajet personale të njerëzve të mos përdoren nga persona të paidentifikuar.

Nga ana tjetër, ata kanë dhënë disa këshilla për përdoruesit të cilët janë prekur nga sulmi i hacker-ave.

Nëse aplikacioni i Facebook ju është bërë “log out” vet, duhet të dini që ose keni qenë një ndër të prekurit, ose konsideroheni në rrezik për t’ju vjedhur informacionet.

Kështu duhet të futeni sërish në llogarinë tuaj të rrjetit social dhe është e këshillueshme të ndryshoni passwordin.

Gjithashtu, në opsionin “Help Center”/”Security and Login” mund të shikoni vëndet nga ku account-i juaj ka bërë “log-in” dhe nëse nuk ju përkasin ju, duhet t’i hiqni dhe t’i raportoni.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717