Pas terrorit në aeroport, dy shpërthime të tjera u regjistruan në dy stacione metroje në Bruksel. Qeveria franceze ka urdhëruar të blindohen Parisi, aeroportet dhe metrotë pas 4 sulmeve të ndodhura në Bruksel të Belgjikës mëngjesin e sotshëm me 17 të vdekur e 40 të plagosur.
Franca ka dërguar trupa shtesë ushtarake për të përforcuar pikat strategjike në Paris, metrotë, stacionet e trenave dhe aeroporte.
Alarmi është vënë pas 2 sulmeve në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit sot me 17 të vdekur (paraprakisht) dhe 2 të tjerëve në 2 stacione të ndryshme të metrosë që kalon në lagjen europiane të Brukselit:
Në stacionin Maelbeek, me 10 të vdekur dhe në stacionin Schuman; ndërkohë, të gjitha stacionet, të trenave dhe metrosë, janë mbyllur nga autoritetet.