Drejtuesit e pushtetit vendor në Kukësit ngrenë alarmin për ndotjen e liqenit, madje situata është konsideruar emergjente. Shkak janë bërë mijëra ton mbeturina, që vijnë nga Kosova dhe që janë depozituar në sipërfaqe të liqenit të Fierzës.
Prefekti i qarkut ka shpallur situatën e emergjencës 5 ditore dhe ka kërkuar nga Bashkia e Drejtoria e Emergjencave Civile ndërhyrje të menjëherëshme.
Sipas prefektit duhet të instalohet një rrjetë në kufirin Kosovë-Shqipëri, për të penguar kalimin e mbetjeve përmes ujit në liqenin e Fierzës.