Pushuesit në plazhin e “Ranës së hedhur”, në Lezhë janë terrorizuar kur kanë parë një skelet njeriu. Skeleti ka dalë nga një kanal dhe ishte i mbuluar me rërë. Pushuesit e alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka marrë eshtrat e skeletit për ti analizuar. Po në lidhje me identitetin e eshtrave nuk dihet ende asgjë. Ndërsa mjekët ligjorë pas një inspektimi paraprak hedhin dyshime se ai mund të jetë një skelet 20 vjeçar.