INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm në Rumani! Një sëmundje “zgjohet” dhe po vdes fëmijët…

Publikuar më: 11:07 13-03-2017

“Zgjimi” i fruthit ka alarmuar shtetin rumun pasi kanë humbur jetën 17 fëmijë dhe mijëra të tjerë janë infektuar. Epidemia ka rënë që prej shtatorit të vitit 2016 dhe është përhapur në vazhdim. Ministri i Shëndetësisë, Florian Bodog tha se 3400 njerëz janë infektuar me këtë sëmundje.
Sipas tij, asnjëri prej fëmijëve, që kanë vdekur, nuk ishte i vaksinuar. Fëmija i fundit që ka vdekur ishte i moshës 1 vjeçare.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy doza të vaksinës, ndërsa njëra duhet të merret kur fëmija ta mbush një vit.
Bodog tha se vetëm 80% e rumunëve e marrin dozën e parë dhe 50% e marrin dozën e dytë.
Qëndra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka tërhequr vërejtjen se ekziston rrezik i “lartë” që fruthi të përhapet nga Rumania në vendet fqinje.

Article Logic
Execution time: 0.0032289028167725