Për herë të parë ka mbërritur në SHBA një super-mikrob që i rëziston çdo lloji antibiotiku.
Alarmin e kanë lëshuar shkencëtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, që e kanë pikasur llojin e ‘escherichia coli’ në urinën e një gruaje nga Pensilvania.
Agjenti pathogjen në fjalë i reziston madje edhe antibiotikut të brezit të fundit ‘colistin’.
Raporti nuk e bën të ditur gjendjen e gruas bartëse të bakterit, por shpjegon se ekspertët e qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve po hetojnë për mënyrën se si e ka marrë pacientja virusin.