INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm, në Shqipëri rritet numri i vetëvrasjeve[VIDEO]

Publikuar më: 11:48 13-10-2017

8.2 shqiptarë në 100 mijë banorë rezultojnë si të vetëvrarë në 2016. Kjo e dhënë e publikuar nga INSTAT në fakt duhet të na alarmojë nëse shohim një tjetër që ka publikuar për 2015 Organizata Botërore e Shëndetësisë, shifra ka qënë 5.3 për 100 mijë banorë. Pra 3 persona më shumë se në 2015 janë vetëvrarë në 2016. Shqetësuese është dhe fakti se numri i personave të vrarë ishte 85, ndërsa personat që kishin vrarë veten në të njëjtin vit ishin 235. Pra shifra është tre herë me lartë.

Edhe pse statistikat i kemi në rritje duhet të ngushëllohemi se ka dhe më keq, pasi paraqitemi me numër më të ulët në raport me shumë shtete të tjera, ku në rajon, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, afro 20, më pas vjen Mali i Zi, me 12.5, Maqedonia me 9.9. Më mirë paraqitet Bosnja, pasi në këtë shtet vetëvriten vetëm 7 persona në 100 mijë banorë.
Po në botë normën më të lartë të vetëvrasjeve, sipas të dhënave të OBSH-së, e ka Kazakistani dhe Mongolia, 48 vetëvrasje për 100 mijë banorë.
Vlera të larta për vetëvrasjet mbajnë dhe shtete shumë të zhvilluara me mbi 15 në 100 mijë banorë si Australia, vendet skandinave apo dhe Franca.

Article Logic
Execution time: 0.0020139217376709