Një e mitur shqiptare në Trikalla të Greqisë, tenton të vetëvritet duke hipur në një depozitë shumë të lartë uji. Shkak është bërë një ngacmimi nga shokët e klasës.
Nxënësja shqiptare kërcënoi se do të hidhej nga lartësia, gjë që alarmoi policinë greke e pas këtij alarmi ata kanë negociuar me 15-vjeçaren, që të zbriste dhe fatmirësisht gjithçka përfundoi pa probleme.
Mediat greke, që pasqyruar lajmin thanë se nxënësja shqiptare ishte ngacmuar nga disa shokë të shkollës, ku dhe ajo studionte.