INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm/Një i vdekur në dy ditë! Bilanci i aksidenteve rrugore në Shqipëri…

Alarm/Një i vdekur në dy ditë! Bilanci i aksidenteve rrugore në Shqipëri…

Publikuar më: 09:14 22-02-2019

Janari mund të themi pa frikë ishte muaj me bilanc të frikshëm për vdekjet nga aksidentet rrugore. Sipas INSTAT, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 15 persona nga 13 që ishte në muajin janar të një viti më parë. Në total ndodhën 104 aksidente rrugore nga 134 që ndodhën në Janar 2018, duke u ulur me 22.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 86.5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe pjesa tjetër për faj të këmbësorëve. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë është kryer nga grupmosha 25–35 vjeç dhe prek 28.8% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup moshë janë rritur me 30.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.
Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Europë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe më tej Shqipëria dhe Ukraina me 13.7. Norvegjia dhe Zvicra, me përkatësisht 2.7 dhe 2.8. Këto dy shtete kanë dhe numrin më të ulët të aksidenteve, pasi kanë rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Europë.

Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.
Ndërsa në botë rekordin më të keq e ka Afrika me 26.6 vdekje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Azia Juglindore me 20.7.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723