Qindra pasagjerë të nisur me target nga Durrësi për në Tireste janë alarmuar, pasi trageti ka tre ditë me defekt dhe ata kanë mbetur në mes të detit.
Sipas kapitanerisë së Durrësit, trageti “Bridge” ishte nisur nga Durrësi dhe kishte si destinacion Triesten.
Pasagjerët ankohen se kishin prerë biletat për Trieste dhe se tani duan ti zbresin në Ankona.
“Jemi nisur që të hënën nga Durrësi, kemi shkuar 1 milje larg nga brigjet e Triestes. Kemi pritur në radhë, trageti nuk është ankoruar. Duam që të zgjidhet situata, kemi tre ditë në det”, - thonë ata.