Policia çeke është vënë në alarm. Mediat çeke raportojnë se shkak është bërë një njoftim në lidhje me të paktën 10 bomba që mendohet se mund të shpërthejnë në tre qytete.
Shefi i policisë Marketa Stojanovska për mediat lokale, ka thënë se një person i panjohur i informoi me telefon se është vendosur bombë në stacionin qëndror hekurudhor në Pragë dhe në vende të tjera në të gjithë Republikën Çeke.
Ai shtoi se janë marrë masa dhe për siguri janë evakuar e disa ndërtesa publike në qytetet Pardubice dhe Plzen të Çekisë.