Kërcenimet për bombë kanë detyruar mbylljen e 21 shkollave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një ditë të provimeve për Arsimin e Mesëm. Mijëra nxënës duhej të evakuonin shkollat nga Kent në Newcastle, pas disa telefonatave anonime.
Fillimisht ishte Akademia Canterbury në Kent, që mori një mesazh për një bombë nga një anonim që do vriste fëmijët. Menjëherë u lajmërua policia, por ata nuk gjetën ndonjë gjë të dyshimte, duke bërë të besojnë se telefonatat ishin thjeshtë një mashtrim. Policia ka konfirmuar se një telefonatë anonime është bërë në orën 10:13 të mëngjesit dhe se shkolla është evakuuar si një masë paraprake.
Pas alarmit të lëshuar për bombë, për të qenë të sigurtë pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Europë këto muajt e fundit, shkollat e mëposhtme kanë evakuuar nxënësit:
• Akademia Canterbury, Kent
• Shkolla fillore Barming, Maidstone
• Akademia Voyager, Peterborough
• Shkolla fillore Discover, Peterborough
• Shkolla Wootton, Bedfordshire
• Shkolla Redwood, Rochdale
• Shkolla Hill, Rochdale
• Shkolla fillore Emsworth, Hampshire
• Shkolla fillore Kingsham, Chichester
• Shkolla fillore Whiteley, Fareham
• Shkolla fillore Rosebrook, Stockton
• Shkolla fillore Cranmere, Surrey
• Shkolla fillore Mayfield, Cambridge
• Shkolla e Lartë Blacon, Cheshire
• Shkolla fillore Crabtree Farm, Nottingham
• Shkolla e Mesme Lindisfarne, Northumberland
• Shkolla fillore Charville, Middlesex
• Shkolla fillore Dafen Community, Llanelli
• Shkolla fillore Pinhoe, Essex
• Shkolla fillore Middleton, Leeds
• Shkolla e Mesme Lindisfarne, Northumberland