Terrorizmi shënjestron futbollin. Fillimisht u dha vendimi që të shtyhet ndeshja deri për në orën 16:45 ndërsa para pak minutash në Angli në prag të ndeshjes Manchester United – Bournemouth është marrë vendimi për të shtyrë ndeshjen. Shkak është bërë një pako e dyshimtë në parkingun e stadiumit “Old Trafford”. Policia ka evakuar të gjithë tifozët e pranishëm teksa nuk dihet se çfarë do të ndodhë tashmë me ndeshjen, e cila pritet të luhet në një tjetër ditë. Por futbolli kalon në një plan të dytë duke parë faktin se mund të ndodhemi para një kërcënimi për jetën e njerëzve.