Kryeqyteti grek është zgjuar sot nën frikën e kërcënimeve për bomba një ditë pasi u sulmua Brukseli. Sipas mediave greke, një telefonatë anonime vuri Athinën në gatishmëri pas një alarmi për bombë në aeroportin ndërkombëtar. Sipas telefonatës e bërë rreth orës 09:35 me orën lokale në aeroportin “Eleftherios Venizelos” është vendosur një pako shpërthyese.
“Të evakuohet aeroporti. Do të bëhet njësoj si në Bruksel. Ky nuk është njoftim i rremë”, u tha gjatë telefonatës. Policia menjëherë nisi kontrollet në aeroport për të verifikuar vërtetësinë e telefonatës. Ky kërcënim vjen një ditë pas sulmeve terroriste