Një valixhe e dyshimtë ka alarmuar policinë e kryeqytetit. Valixhja e cila ndodhet pas bustit të Papa Gjon Palit II, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka alarmuar uniformat blu.
Valixhja dyshohet se përmban lënë plasëse. Ndërkohë që menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, nëse valixhja ka vërtetë lëndë plasëse, apo diç ndodh zakonisht që alarmi është i rremë.
Pas më shumë se një ore që zona qëndroi e rrethuar dhe grupet e policisë bën shpërthimin e kontrolluar, rezultoi se ishte vetëm një alarm i rremë. Policia e Tiranë në një njoftim zyrtar bëri me dije se nuk kishte asgjë brenda saj.