INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për bombë në një qëndër tregëtare,

Alarm për bombë në një qëndër tregëtare, "shënjestëra" një biznesmen! Pakoja me eksploziv u shpërthye nga forcat xheniere.

Publikuar më: 12:16 09-02-2016

Një alarm për bombë në qëndrën tregëtare, Kristal tek Komuna e Parsit ka vënë në lëvizje forca të shumta policie. Menjëherë janë evakuar klientët, tregëtarët dhe banorët, që jetojnë në këtë zonë dhe pas kontrolleve të imtësishme, policia ka zbuluar se në parkimin e kësaj qëndre është gjetur një pako e dyshimtë me natriban dhe një aparat celular mbi të.
Forcat xheniere më pas kanë kryen shpërthimin e kontrolluar të sasisë së eksplozivit, që u gjet në hyrje të parkingut.

Më pas është analizuar mbi ngjarjen dhe shënjestra e një antentati të mbetur në tentativë ishte biznesmeni, Nuredin Sula. Atij i ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese në pjesën e poshtme të makinës, tritoli ishte i lidhur me telekomandë dhe do të komandohej me celular për t’u shpërthyer gjatë kohës që makina do të dilte nga qendra tregtare. Po në momentin që makina do të dilte, tritoli i mbështjellë me letër natriban u rrëzua nga poshtë autmjetit e vetë drejtuesi Sula konstatoi objektin e dyshimtë dhe lajmëroi menjëherë policinë.

Mendohet se ngjarja ka lidhje me një histori konflikti, të disa viteve më parë kur biznesmenit, Nuredin Sula i është vrarë vëllai. Në atë kohë, policia arrestoi dy autorët e dyshuar, që kishin marrë 100 mijë Euro për vrasjen e vëllait të N. Sulës. Nuredin Sulës i është bërë edhe dy herë të tjera atentat, por ka mundur të shpëtojë.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219