Mediat belge raportojnë për alarm për bombë të dhënë nga dy avionën pasagjerësh të cilën janë nisur drejt aeroportit të Brukselit. Alarmi është konfirmuar edhe nga autoritetet. “Është një kërcënim relativisht i lartë”-tha prokuroria. Një nga avionët mund të jetë nisur nga kryeqyteti norvegjez Oslo, ndërsa fluturimi tjetër raportohet se i përket një kompanie marokene.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipet e zjarrfikëses. Alarmi për bombë vjen pas ngjarjes së rëndë në mars ku sulmi me bomba në të njëjtin aeroport i mori jetën 17 personave.