INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për cunami në Indonezi pas tërmetit 7.9 i shkallës Rihter

Alarm për cunami në Indonezi pas tërmetit 7.9 i shkallës Rihter

Publikuar më: 15:30 02-03-2016

Një tërmet prej 7.9 i shkallës Rihter ka tronditur brigjet e Indonezisë sipas shërbimit gjeologjik të SHBA. Ndërsa pas kësaj, mësohet se Agjensia kombëtare meteorologjike ka paralajmëruar se vendi mund të goditet nga një cunami. Tërmeti i ceket , që goditi ishullin Sumatra, kishte një thellësi prej 10 kilometra.

Për momentin nuk ka raportime për dëme të mundshme, por tërmetët e cekët shkaktojnë zakonisht shumë dëme. Shërbimi gjeologjik fillimisht e cilësoi tërmetin me magnitudë 8.2 i shkallës Rihter, pastaj e zbriti atë në 7.9 të shkallës Rihter.

Në 2004, një tërmet prej 9.1 të shkallës Rihter goditi ishullin Sumatra, që u pasua nga një cunami i frikshëm ku humbën jetën shumë persona.

Indonesia bën pjesë në të ashtuquajturin Unaza e Zjarrit në Paqësor, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllakat tektonike fqinje përplasen me dhunë, duke shkaktuar një numër të madh të tërmeteve dhe vullkaneve.

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957