INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për portën e Kombëtares. Pas Strakoshës, edhe Etrit Berisha me probleme

Publikuar më: 08:17 04-10-2017

Nën drejtimin e Chistian Panuccit, kuqezinjtë sot kanë zhvilluar dy seanca stërvitore, një në orët e paradites dhe pasdite.

Në stërvitjen e pasdites mungoi portieri titullar Etrit Berisha, i frenuar nga një virozë gripale e stinës, duke shqetësuar jo pak teknikun italian.

Megjithatë sipas stafit mjekësor kuqezi, “gardiani” do të jetë normalisht në portë, për të realizuar të tjera pritje me peshë, si penalltia e neutralizuar përballë Dybalas që i dhuroi Atalantës një pikë përballë Juventusit gjatë fundjavës së kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006