Një tërmet me fuqi prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi, në lindje të Borneos, duke paralajmëruar për Cunam. Ende nuk ka ndonjë informacion për viktima, të plagosur apo dëme materiale.
"Ne i këshillojmë njerëzit të qëndrojnë në një zonë të sigurt, të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara", tha në një intervistë televizive Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencia për Meteorologji.
Të premten, një lëkundje me magnitudë 6.1 në shkallën rihter goditi të njëjtën zonë, duke shkatërruar disa shtëpi, vrarë një person dhe plagosur të paktën 10 të tjerë.