Një kopësht në Lezhë është përpirë nga flakët. Mësohet se nga flakët e zjarrit në kopshtin 'Besëlidhja' nuk ka persoan të lënduar.
Zjarri ka shkaktuar panik tek fëmijët dhe edukatoret të cilët janë evakuar menjëherë.
Kjo godinë shërbente edhe si konvikt i shkollës 'Kolin Gjoka'.
Bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun e zjarrit që ra rreth orës 8:10, në kuzhinën e mensës.