INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm: Rikthehet gripi i shpendëve, ja tre vendet e prekura

Alarm: Rikthehet gripi i shpendëve, ja tre vendet e prekura

Publikuar më: 15:45 28-02-2017

Raste të shpërthimit të gripit të shpendëve janë raportuar në tre shtete të ndryshme Europiane, Lituani, Çeki dhe Irlandë.

‘Russia Today” tha se në Lituani virusi H5N8 është zbuluar tek mjellmat, në pjesët qendrore të vendit.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) raportoi të hënën detajet e këtij shpërthimi të papritur pasi shërbimet veterinare të Lituanisë publikuan një raport. Gjashtë mjellmat e infektuara u gjetën të ngordhura në lumin Kaunas. Raporti thotë se kjo është hera e parë që ky grip shfaqet në vend.

Virus i përcaktuar është i njëjtë me atë të përhapur në Afrikë, Europë dhe Lindje të Mesme përgjatë viteve të fundit. Ky lloj virusi e goditi Europën në tetor 2016 duke sjellë ngordhjen e milionë shpendëve.

Sipas OIE-së, virusi është zbuluar po ashtu edhe në Republikën Çeke, në dy rosa të egra. Po ashtu, autoritetet nga Irlanda kanë konfirmuar se kanë zbuluar virusin vdekjeprurës në 11 raste.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672