INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ALARM: Trakte në Tiranë, “Të vriten ata që nuk besojnë”

ALARM: Trakte në Tiranë, “Të vriten ata që nuk besojnë”

Publikuar më: 10:22 25-03-2016

Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka prodhuar shumë ushtarë në Siri, dhe kjo ka rritur vigjilencën e institucioneve shtetërore por dhe fetare. Në kohën kur vendet perëndimore kanë marrë goditje të mëdha nga terrorizmi, në Shqipëri duket se dhe vëmëndja mediatike është fokusuar drejt mundësisë së rreziku.

I ftuar në një studio televizive, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi ka thënë se në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstremistët. Sipas tij në këto trakte shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë.

“Më e keqja akoma është që traktet propagandistike po shpërndahen rëndomë nëpër shtëpi të kryeqytetit, jo thjesht në vende të caktuara ku mblidhet zakonisht elementët me prirje radikale. Në Tiranë po shpërndahen trakte me mbishkrimin “Të vriten ata që nuk besojnë”.

Nuk dihet se në çfarë përmasash është ky fenomen, por nëse është e vërtetë duhet që autoritetet shtetërore të jenë vigjilente. Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit prej nga kanë shkuar shumë xhihadistë të luftojnë për ISIS në Siri”.

Article Logic
Execution time: 0.0021598339080811