INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarm! Vetëvrasjet ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm [VIDEO]

Publikuar më: 14:23 12-07-2017

Dy javët e fundit në vendin tonë numri i vetëvrasjeve ka kulmuar me të paktën 10 raste madje ka patur dhe nga dy raste çdo ditë. E po kështu janë shënuar dhe dhjetra tentative për vetëvrasje. Pjesa më e madhe e atyre që vendosën ti japin fund jetës janë të rinj dhe adoleshentë. Ndërsa sa i përket gjinisë më shumë kanë qënë vajza se meshkuj. Mënyrat që kanë zgjedhur kanë qënë të kobshme, varja në litar, hemimi me ilaçe deri dhe hedhjet nga ballkoni. Po në fund të këtyre ngjarjeve instancat i mbyllin deklarata me një emërtesë standarte ishin me depresion pa u thelluar fare në shkaqet kokëforta sociale.
Ngjarja që së fundmi bëri më shumë bujshmë ishte ajo e një djali nga Fieri me prindër të divorcuar, që nën presionin e ndjenjës së fortë të një dashurie të përfunduar piu fostoksinë. Enea vetëm 19 vjeç ra në sy dhe për faktin se vetëm për tre ditë kishte bombarduar rrjetet sociale me mesazhe të forta, rreth 1200 të tilla. Ai paralajmëronte madje ish të dashurën e tij, se do ti jepte fund jetës dhe në momentin ku vendosi të pinte helmin i dërgoi një video mesaazh. Po ajo heshti…

Shifrat rënqethëse janë raportuar për vetëvrasjet dhe nga INSTAT për vitin 2016, ku kanë vrarë veten 235 persona në një kohë që vrasjet kanë qënë shumë më të ulta në numër, rreth 85.

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545