INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmante! Fitime nga droga në Shqipëri sa prodhon ekonomia në një vit, 2.6% e PBB

Alarmante! Fitime nga droga në Shqipëri sa prodhon ekonomia në një vit, 2.6% e PBB

Publikuar më: 11:09 11-07-2016

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, në raporti botëror të drogave flet se fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e narkotikëve në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto, pra sa vlera që prodhon ekonomia në një vit. Duke pasur parasysh që PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD, atëhere fitimi nga tregtia e paligjshme e drogave llogaritet rreth 340 milionë dollarë në vit.
Raporti thekson se fitimi në raport me PBB-në në Shqipëri dhe vende të tjera në zhvillim është më i lartë se ato të zhvilluara, për shkak të madhësisë së vogël të GDP-së së këtyre vendeve.
Në shtetet e zhvilluara ajo luhatet në 0.07-0.19% të PBB-së, ndërsa në Bullgari psh është 1.22%. Shqipëria dhe Bullgaria, së bashku me Republikën e Iranit (1.66% e PBB) janë vendet që kanë fitimet më të larta nga tregtia e paligjshme e drogave në raport me PBB-në.
Raporti i UNODC  i referohet të dhënave të vitit 2014. Shqipëria përmendet edhe si një nga pesë burimet kryesore të furnizimit të tregjeve ndërkombëtare me kanabis. “Raportet nga shtetet anëtare për periudhën 2009-2014 tregojnë se Shqipëria, Kolumbia, Xhamajka, Holanda dhe Paraguaji janë shtete të rëndësishme që janë burim i barit të kanabisit të shitur në tregjet ndërkombëtare”, thekson raporti.
Sipas UNODC, fitimet nga tregtia e ligjshme e drogave përbëjnë nxitës të konsiderueshëm financiarë për grupet e rganizuara kriminale. Për shembull, një studim i fundi i UNODC gjeti se të ardhurat e drogave të kontrabanduara përmes rrugës së Ballkanit drejt Europës janë mesatarisht 28 miliardë dollarë në vit. Sipas Monitor pothuajse gjysma e këtyre fitimeve u gjeneruan në katër shtete europiane, që janë tregu më i madh ilegal për drogat: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Si pastrohen paratë e drogës:
Pastrimi i parave, thekson raporti, ndodh përmes shumë mënyrash të ndryshme, duke variuar nga përdorimi i teknikave të vogla të decentralizuara, përfshirja e dërgesave të parave ose remitancat deri te përdorimi i sofistikuar i bizneseve mbështetëse; të të gjitha rastet, gjithsesi, të ardhurat nga tregtia e ligjshme e drogave riqarkullohen përmes mjeteve të ligjshme. Në shumë raste, të ardhura të tilla të paligjshme mund të injektojnë sasi të mëdha cash-i  në ekonominë e një vendi dhe mund të kenë efekte të rëndësishme makroekonomike, si ndryshime në vlerat e monedhave dhe rritje të rezervave valutore, siç ka ndodhur në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, disa prej të cilave janë ndikuar në mënyrë domethënëse nga trafiku i kokainës. Në Guinea-Bissau, për shembull, rezervat valutore të huaja u rritën nga 33 milionë dollarë në vitin 2003 në  174 milionë dollarë në 2008; dhe në Gambia, vlera e dalasi u rrit me shpejtësi, pa ndryshime të dukshme në flukset e kapitalit.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049